GazetaMax
Lifestyle

Përse duhet të hamë arra me mjaltë?

E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë mjaltë dhe arra?
Me siguri do të ketë qenë në shtëpinë e gjyshes pasi ky ilaç popullor siç e quajnë ato, është një ndër kombinimet më të mira që i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme.
Përgatitja është shumë e thjeshtë:
Përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni.
Këtë përzierje duhet ta konsumoni 3 herë në ditë, para konsumimit të vakteve. Mjalti me arra janë dy ushqime që jo vetëm plotësojnë, por edhe përmirësojnë vlerat e njëri-tjetrit.
Living ju njeh më poshtë me vlerat e tij të pabesueshme:
Ul tensionin e gjakut
Rekomandohet që të përdorni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me rradhë. Sigurohuni që keni furnizim të bollshëm të këtyre dy produkteve dhe mbani mend që arrat kanë një efekt laksativ.
Ndihmon me aneminë
Përzieni 500 gramë mjaltë me 500 gramë arra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë. Vendoseni masën në një enë qelqi.
Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.
Forcon imunitetin
Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe arrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni. Në këtë recetë zakonisht përdoren arra të njoma, por në vende të ndryshme përdoren edhe arrat e pjekura. Piqini arrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta. Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.
Lehtëson dhimbjen e kokës
Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe arra në ditë. Kjo recetë do t’ju vijë në ndihmë edhe nëse vuani nga pagjumësia apo probleme si ulçera në stomak. Merrni 20 gramë arra të grira dhe hidhini në ujë të valuar. Kullojini dhe do të përfitoni një lëng të ngjashëm me qumështin. Shtoni dy lugë me mjaltë dhe pini dy deri në tre lugë gjelle çdo gjysmë ore përpara çdo vakti.

Related posts

Miliona burra pranojnë se nuk janë mirë – dhe e vlerësojnë shëndetin mendor vetëm me gjashtë nga 10 pikë

Gazetamax.mk

Sot shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nën Tereza në Prishtinë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar. Organizimi mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 12. Ernest Koliqi ka qenë poet, eseist, dramaturg, romancier, përkthyes, gazetar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Bashkë me Mitrush Kutelin konsiderohet si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve”, Tregtar Flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”. Më 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit. Koliqi e drejtoi Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë, mbi bazën e së cilës në vitin 1057 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Gazetamax.mk

Ushqimet që ju ndihmojnë të mbani lëkurë rinore

Gazetamax.mk