GazetaMax
Lajme

“Makekspres transport”: Nuk jemi organizatorë të protestave

Shkup, 7 dhjetor – Nga “Makekspres transport” thotë se nuk janë organizatorë të protestave dhe nuk e dinë deri kur do të zgjasin protestat, nëse do të zgjerohen në rrugë të tjera dhe në çfarë formati do të protestohet. Apelojnë që partitë politike të mos i keqpërdorin kompaninë dhe transportuesit për zënka dhe pikë politike.

“Publikisht përmes juve media, apelojmë që partitë politike të mos abuzojnë me kompaninë dhe transportuesit për zënka dhe pikë politike, sepse ne si “Makekspres transport” ekzistojmë që nga pavarësia e shtetit dhe deri më tani, pavarësisht bindjeve tona personale politike. Ne nuk kemi dhënë mbështetje publike politike, as nuk kemi favorizuar partitë politike”, thuhet në kumtesën me shkrim të drejtorit të “Makekspres transport”, Milorad Dimitrijevski.

Ai në kumtesë thekson se kompania mbetet një mbështetëse e fortë e transportuesve që u kanë besuar atyre për mbrojtjen e interesave të tyre dhe shton se këtë e bëjnë duke ngritur padi pranë institucioneve kompetente dhe duke përdorur të gjitha mjetet ligjore për të shmangur mospërmbushjen borxhi dhe të arkëtohen paratë për punën e kryer.

Ai në emër të transportuesve, u kërkon falje qytetarëve për rrëmujën e shkaktuar nëpër rrugë dhe i bën thirrje kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, të ulet në tryezën negociuese për të gjetur zgjidhje të duhur për problemin.

“Besoj se ikja nga përballja nuk guxon të jetë opsion, sepse e dëmton interesin publik, të cilit ajo i referohet shpesh herë. Transportuesit kanë të drejtë të dinë pse nuk u shlyhet borxhi dhe qytetarët presin përgjigje se përse u janë bllokuar rrugët”, theksohet në kumtesë.

Related posts

Nga arrestimi te fitorja e Belerit/ Eleni Kocaqi: Bregdeti i Jonit, për këtë bëhet e gjithë kjo luftë

Gazetamax.mk

A do të votojë Menduh Thaçi për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri?

Gazetamax.mk

Reagim i VMRO për qëndrimet e deklaruara të Arsovskës

Gazetamax.mk