GazetaMax
Lajme

Arsovska ka larguar portretet e kryetarëve të mëparshëm, i ka vendosur afër tualeteve

Shkup, 8 dhjetor – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka larguar portretet e kryetarëve të deritanishëm të Shkupit, të cilat mbi 20 vite qëndronin në sallën për mbledhje afër kabinetit të saj, ka njoftuar portali Sdk.mk, transmeton Zhurnal.

Disa muaj pas ardhjes në funksion, Arsovska ka urdhëruar portretet të largohen nga salla dhe të vendosen në korridorin ku janë tualetet dhe bifeja. Kështu, tani portretet e Petre Shilegov, Koce Trajanovski, Trifun Kostovski, Risto Penov, Jove Kekenovski, Goran Nikollovski dhe Millan Talevski, gjenden të varura afër tualetit, në një hapësirë ku nuk kalon fare Arsovska.

Që nga koha e Risto Penovit, këto portrete qëndronin në sallën e mbledhjeve. Në këtë sallë, kryetarët mbajnë mbledhje pune, pranojnë delegacione dhe mysafir. Gjithashtu aty mbahen edhe konferenca për media dhe brifingje me gazetarët.

Që nga ardhja e Arsovskës në krye të Shkupit kjo gjë më nuk ndodhë. Vetëm muajin e parë kur erdhi në funksion u mbajtën dy brifingje në sallën e mbledhjeve e më pas konferencat për media të cilat janë shumë të rralla, diku 10 për një vit, i mban në korridorin në sallën e këshillit.

Portretet janë larguar para disa muajve por askush nga gazetarët nuk e ka vërejtur këtë, ndoshta përshkak se që moti nuk kanë patur mundësinë për të hyrë në atë objekt. E gjithë kjo përshkak se Arsovska është izoluar nga gazetarët.

Ajo gjithashtu është e vetmja që në këshillin e qytetit nuk ulet në karrigen e saj por në fund të sallës aty ku është vendi për teknikën e zërimit dhe ku me vite uleshin gazetarët. Për herë të parë në Shkup, në atë sallë nuk ka më karrige për gazetarët prë të ndjekur punën e këshillit. Gazetarët ose duhet të qëndrojnë në këmbë ose të ulen te shkallët./zhurnal.mk

Related posts

Pas mbledhjes në BDI/ Ahmeti foli për procesin e vettingut dhe përfshirjen e ASH në Qeveri

Gazetamax.mk

Ramush Haradinaj ia rëndit dështimet Kurtit pas një viti të qeverisjes

Gazetamax.mk

Nik Gjeloshaj merr urime nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi

Gazetamax.mk