GazetaMax
Lifestyle

Bleks dhe D-Tone prezantojnë super bashkëpunimin quhet “Hustle me shok”

Emri i tij i vërtetë quhet Aleks Gjergji e i bashkëpunëtorit tjetër Ardit Gega, por të gjithë e sidomos në muzikë ata njihen si Bleks dhe D-Tone. Djemtë të talentuar vetëm pak ditë më parë kanë prezantuar këngēn e tyre me titull ” Hustle me shok” e ardhur me videoklip e që ka nisur të pritet mjaft mirë. Djemtë nuk janë të panjohur apo të rinjë në muzikë, pasi i kemi dëgjuar me projekte të ndryshme në bashkëpunim me KM Records dhe Gurrila Records, e ku kujtojmë se para 9-të viteve morën pjesë në Festivalin ” Shkodra Fest” e në shumë evente të tjera duke u vlerësuar dhe kontribuar në rrymën hip-hop dhe RnB. Bleksi me origjinë është nga Puka e ka pak vite që jeton në Maltë e D-Tone nga Fier e jeton në Itali e shpesh bashkohen në Tiranë për projekte muzikore siç ishte dhe ky i fundit. Kujtojmë që ata nisen me grupin e quajtur Ryv Record e ku sollën mjaft këngë të bukura si : ” Jam ka du”, ” Ndalu pak” etj. Ne ju ftojmë ta ndiqni këngën në linkun më poshtë.

Related posts

Suplementi i ankthit që mund të shkaktojë dëme të mëdha të mëlçisë, sipas ekspertit

Gazetamax.mk

Shikojeni si dukej Shyhrete Behluli si fëmijë, kur doli për herë të parë para publikut si këngëtare

Gazetamax.mk

Si një yll i vërtetë, Vjosa Shehu shkëlqeu në Festivalin e Këngës në RTK, i rikthehet fuqishëm muzikës

Gazetamax.mk