GazetaMax
Lajme

Ndëron jetë bashkëshortja e ish kryeministrit Buçkovski

Shkup, 11 Dhjetor – Ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare profesoresha e FEIT, Aneta Buçkovska.

Eshtrat e të ndjerës Buçkovska do të ekspozohen në kapellë nesër në ora 11:00 në varrezat e qytetit në Butel.

Profesoresha në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit – FEIT u bë doktoreshë e matematikës në vitin 2000, ndërsa nga viti 2001 jep mësim në Institutin e Matematikës dhe Fizikës të FEIT.

FEIT bëri të ditur se do të organizojë një seancë komemorative për të cilën do të ketë njoftim të mëtejshëm.

Buçkovska ishte dhe gruaja e ish-kryeministrit, Vlado Buçkovski.

Related posts

Shqetësim nga BE e SHBA për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

Gazeta Max

Biden e quajti Putinin “kasap”, reagon Macron: Nuk do të përdorja terma të tillë

Gazeta Max

A do të qëndrojë edhe më tej Jasin Demiri krah Taravarit pasi humbi pozitën e ambasadorit në Danimarkë?

Gazeta Max