GazetaMax
Lajme

Bislimovski: Nga korriku amvisëritë kanë ulur shpenzimin e energjisë elektrike për 16%

Shkup, 12 dhjetor – Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjik, Marko Bislimovski, në konferencën e sotme për media në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se struktura e katër blloqeve tarifore për konsumin e energjisë elektrike nuk do të ndryshojë nga 1 janari sepse ka dhënë rezultate.

Bislimovski deklaroi se që nga 1 korriku, pas futjes së modelit të ri tarifor, konsumi i energjisë elektrike nga amvisëritë është ulur me 16 për qind.

“Rezultatet që kemi nga korriku deri në tetor janë të mira, me mbi 16 për qind ulje të konsumit. Mirëpo, këta janë muaj që nuk kishte nevojë të ndizeshin kondicionerët, sepse ishte më i ngrohët. Nuk janë muajt më referues. Do të shohim se si do të ndikojë çmimi aktual i blloqeve në konsum, diku nga nëntori deri në shkurt”, tha Bislimovski.

Related posts

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Gazeta Max

Liqeni i Ohrit do mbushet me ujëra të zeza

Gazeta Max

Lajçak tregon propozimin e vendeve të Quintit që u refuzua nga Qeveria e Kosovës

Gazeta Max