GazetaMax
Lajme

Kuvendi miratoi ndryshimet e ligjeve për ndërmarrjet publike dhe për sigurim në rast të papunësisë

Shkup, 13 dhjetor – Në seancën e sotme të 95-të Kuvendi i miratoi Propozim-ligjin e plotësuar për kërkesat teknike të produkteve dhe vlerësimin e përputhshmërisë, propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike dhe të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve të paguara ndaj kreditorit të huaj në depozitë të përhershme në ndërmarrjen publike “Sistemi i kolektorit”.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se për vazhdimin e saj do të informojë në mënyrë shtesë.

Paraprakisht, Kuvendi ka përcaktuar rendin e ditës të seancës së 95-të, por debati nga pika e parë në pikën e gjashtë është shtyrë, sepse siç ka theksuar Xhaferi, nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e diskutimit për to, kështu që do të shqyrtohen kur do të ketë kushte.

Nga rendi i ditës u tërhoq pika që ka të bëjë me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive me kërkesë të deputetes Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE, e cila ka shpjeguar se ky propozim-ligj projektligj është i paqartë, i pasaktë, i nxituar dhe me keqpërdorim të flamurit evropian. Propozimi i saj u pranua nga shumica e deputetëve.

U pranua edhe propozimi i deputetes së VMRO-DPMNE-së, Angelinka Petkova që të vendoset në shqyrtim në seancën e 95-të të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen sociale, me procedurë të shkurtuar, i cili ka të bëjë me realizimin e të drejtës së asistentit personal për personat mbi 65 vjeç me pengesa të rënda dhe plotësisht të verbër.

Related posts

Ukrainasit përgatiten për luftë në Odesa, mësojnë si të përdorin armët

Gazetamax.mk

5 vjetori i vdekjes së Abdilaqim Ademit/ Grubi: Me krenari kujtojmë veprën dhe kontributin e tij

Gazetamax.mk

Pendarovski dhe Xhaferi me uratë për komunitetin boshnjak

Gazetamax.mk