GazetaMax
Lajme

Reagim i VMRO për qëndrimet e deklaruara të Arsovskës

Shkup, 15 dhjetor – Duke marrë parasysh sasinë e madhe të gënjeshtrave që Danella Arsovska i tha në intervistën e turpshme në televizionin Kanal 5, duam të theksojmë:

Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për gjendjen psikofizike në të cilën ndodhet kryetarja Arsovska. Besojmë se ka dyshime të bazuara, të cilat janë shfaqur vazhdimisht prej disa muajsh, për aftësinë e saj shëndetësore për të kryer detyrat që i janë besuar.

Arsovska e ka për detyrë, duke marrë parasysh pasojat e rënda për banorët e Shkupit që janë shkaktuar nga destruktiviteti dhe kompulsiviteti i saj, t’i ofrojë opinionit provat përkatëse mjekësore që do të tregojnë se ajo është një person vërtet i shëndetshëm mendor.

Mirëpo, duke marrë parasysh peshën e akuzave që i ka bërë në intervistë, pavarësisht se çfarë është theksuar, jemi të detyruar që t’i kërkojmë që ta vërtetojë në procedurë të rregullt para gjykatave të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, besojmë se deri atëherë opinioni do të bindet edhe me shkrim për gjendjen reale psikologjike të këtij personi.

Related posts

Rekomandohet që banorët e qyteteve me ajër ekstremisht të ndotur të qëndrojnë në shtëpi

Gazetamax.mk

Pa ujë shfrytëzuesit e rrugës Fushë Tophanë

Gazetamax.mk

Moti sot me diell dhe me vranësira, pasdite mundësi për shi

Gazetamax.mk