GazetaMax
Lajme

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa

Shkup, 18 Dhjetor – Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës, në aksin rrugor Mavrovë – Mavrovi Anovi, dukshmëria është ulur në 10 metra.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Mickovski po kërkon 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme që të de-faktorizojë paritë shqiptare!

Gazeta Max

Nga sot e kalueshme për qarkullim ura mbi lumin Kumanovka

Gazeta Max

Kriza energjetike-ekonomike e la nën hije të shumëpriturën “dritë jeshile” nga Brukseli

Gazeta Max