GazetaMax
Lajme

Pendarovski: Nuk përjashtohet mundësia që në “listën e zezë” të SHBA të gjenden edhe funksionarë aktualë

Shkup, 22 dhjetor – Nuk përjashtohet mundësia që në “listën e zezë” të SHBA-së të gjenden emra edhe të funksionarëve aktualë, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.

Shefi i shtetit në emisionin “Samo intervju” në Kanal 5, ku ishte sonte mysafir, tha se vizita para pak kohësh e ekipit amerikan treanëtarësh në vend ishte pikërisht për shkak të grumbullimit të informacioneve për azhurnimin e “listës së zezë”, e cila pritet të publikohet në kohën e duhur.

Ai duke i komentuar vërejtjet e ambasadores amerikane Anxhela Ageler për zgjedhjen e Islam Abazit për prokuror publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, theksoi se kritikat janë reagim në përgjithësi i gjendjes së keqe në gjyqësor. Për të, zgjedhja e Abazit nuk është kontestuese. Tha se ishte zgjedhur në mënyrë demokratike me deklarim të prokurorëve. Konfirmim për këtë, sipas tij, është ajo që kundër kandidatët e Abazit të cilët kanë humbur, nuk janë ankuar në procedurën për jo legjitimitet.

Për gjendjen në sistemin gjyqësor, shefi i shtetit tha se do të përmirësohet vetëm kur “politikanët dhe biznesmenët do të heqin dorë nga gjyqësori”.

Në lidhje me idenë për zgjedhje të përgjithshme të gjykatësve, Pendarovski tha se për këtë nuk ka pasur “pas” nga Brukseli që në vitin 2017, duke i pasur parasysh efektet e këqija nga vetingu në Shqipëri.

Related posts

LSDM: Rreziku real i rrugës evropiane janë “E Majta” dhe Apasievi

Gazetamax.mk

Kovaçevski dhe Rama: Gjithçka është në duart tona, me anëtarësim do të sigurojmë jetë më cilësore

Gazetamax.mk

Në “Tabanoc” për dalje nga shteti pritet rreth një orë

Gazetamax.mk