GazetaMax
LAJME

Mjegull në rrugën Tetovë-Grupçin

Shkup, 23 dhjetor – Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Në aksin rrugor Tetovë-Grupçin ka dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 20 deri në 30 metra, njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM-i rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjësh dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. 

Related posts

Kovaçevski për “To Vima”: Negociatat për anëtarësim me BE duhet të fillojnë menjëherë

e-max

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

e-max

Paralajmërim i frikshëm i Zelenskyt: Nëse negociatat dështojnë, do të kemi Luftë të Tretë Botërore

e-max