GazetaMax
Lajme

Konkurrenca në tregun e gazit, janë rrumbullakosur aktet nënligjore

Shkup, 24 dhjetor – Problemi me “Makpetrol”-in është tejkaluar dhe kompania në ditët në vijim do të dorëzojë oferta për të gjithë konsumatorët, deklaroi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, pas takimit në të cilin u arrit marrëveshje që procesi i liberalizimit të tregut të gazit të fillojë siç është paraparë.

Paraprakisht nga “Makpetroli” paralajmëruan se nuk do të importojnë gaz, për shkak të, siç vlerësuan, vendimit të nxituar për ndryshimin e rregullave të tregut. Ndërkohë, “EMV Shitje” shpalli thirrje për mbledhjen e ofertave nga kompanitë vendase dhe të huaja që kanë mundësi të sigurojnë dhe të dorëzojnë sasi të nevojshme të gazit natyror për prodhimin e energjisë termike për ngrohtoret “Lindje”, “Perëndim”, “Energjetikë” dhe “Shkup Veri”, si dhe për konsumatorët e tjerë të gazit natyror në shtet, para së gjithash prodhuesit më të mëdhenj dhe kapacitete e shërbimit.

Siç theksoi Bislimovski, gaz do të ketë, ndërsa konkurrenca do të sigurohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, prej kur do të vlejnë rregullat e reja të tregut. Konsumatorët, sqaroi ai, duhet ta dinë se “Makpetrol” nuk do të funksionojë si deri tan, por do t’u dorëzojë nominime dhe nëse konsumatorët heqin dorë, marrin më shumë, do të paguajnë më shumë për atë, por jo “Makpetrol”-it, por sistem operatorit transmetues GA-MA.

“”Makpetrol’ u dakordua me këtë qasje sepse në një farë mënyre janë hequr rreziqet e caktuara që ishin tek furnizuesit me përfshirjen e GA-MA. Domethënë, rreziqet që ishin të furnizuesve, të mos përballen me probleme likuiditeti nëse nuk paguajnë konsumatorë të caktuar do t’i ndërmarrë shteti përmes GA-MA, por besoj se këto do të jenë devijime të vogla dhe kështu do ta zgjidhim problemin”, kryetari i KRRE në një emision televiziv.

Në takimin me kompanitë shtetërore NER dhe GA-MA, si dhe tregtarët, furnizuesit dhe konsumatorë, u dakorduan që procesi të fillojë sipas planit. Megjithatë, theksoi ai, për të hequr disa rreziqe që do të ndodhnin me furnizuesit e rinj të gazit natyror, kemi mundësuar që rol më aktiv të merr edhe GA-MA, apo kompania e re që do të krijohet javën e ardhshme, që të marrë përsipër të ndihmojë konsumatorët për të dorëzuar nominime, gjatë prodhimit dhe punimeve të caktuara teknike.

“Me këtë mundësuam që tregtarët dhe furnizuesit së bashku të punojnë me konsumatorët në janar me qëllim që të relaksohet situata”, deklaroi Bislimoski.

Ai thotë se të gjithë pjesëmarrësit e tregut janë thirrur gjatë gjithë kohës ta ndjekin ecurinë e përgatitjes së akteve të reja nënligjore dhe janë informuar se nga 1 janari do të hyjnë në fuqi dhe duhet të marrin pjesë sipas rregullave të reja.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dje siguroi se do të ketë ngrohje për qytetarët dhe gaz për kompanitë edhe pas 1 janarit, duke porositur se liberalizimi i tregut është i domosdoshëm.

“Sistemi duhet të funksionojë, ndërsa në energjetikë funksionon sepse sipas Ligjit, secili që përdor gaz ka për detyrim të ketë edhe lëndë djegëse alternative, pikërisht për shkak të situatave të tilla”, deklaroi Kovaçevski dhe porositi se në një krizë energjetike të gjithë duhet të sillen me përgjegjësi me një qasje ndaj punës që nuk përfshin shantazhe.

Related posts

Mbështetësit e Berishës tentojnë të futen në selinë e PD-së

Gazetamax.mk

Qyçuk: Ka faktorë të jashtëm të cilët nuk dëshirojnë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të kenë marrëdhënie të mira

Gazetamax.mk

Konflikti në Lindjen e Mesme, përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut

Ivanovska: Prokuroria ka emëruar një person për rastet e komisionit për antikorrupsion

Gazetamax.mk

Qenan Ismaili: Në muajin Ramazan materializmi hesht dhe pushon, e në Bajram u rikthehemi sërish nevojave tona fizike, por këtë here më të ndryshëm

Gazetamax.mk

Venko Filipçe në Radovish takon pensionistët dhe të sëmurët me diabet

Gazetamax.mk