GazetaMax
Lajme

Vetëm në muajin nëntor në Maqedoni nga HIV/SIDA janë infektuar 9 persona

Shkup, 24 dhjetor – Gjatë muajit nëntor, në Maqedoni janë paraqitur madje nëntë raste të reja me HIV/SIDË, informon Zhurnal.

Prej tyre, tetë janë të infektuar me HIV e vetëm një me SIDË.

Tetë të paraqiturit janë të gjinisë mashkullore e vetëm një është femër. Pesë janë nga Shkupi ndërsa nga një nga Gostivari, Ohri, Demir Kapia dhe Dellçeva. Personat janë të moshës nga 19 deri 54 vjeç.

Tre persona janë heteroseksualë, dy janë biseksualë ndërsa një prej tyre nuk e di si është infektuar.

Gjatë nëntorit nuk janë regjistruar të vdekur nga HIV/SIDA.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve duke filluar nga viti 1987 deri në vitin 2022, gjithsej janë 583 qytetarë, 123 prej tyre kanë vdekur ndërsa 460 ende jetojnë me HIV./Zhurnal.mk

Related posts

Gjatë vikendit me Covid janë infektuar 69 persona, 85 janë shëruar

Gazeta Max

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

Gazeta Max

Deponia ilegale në Shutkë sërish është mbushur me mbeturina

Gazeta Max