GazetaMax
Lifestyle

Shtohen shanset e shërimit të goditjes në tru

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles në një studim të ri për pacientët që ka pësuar një goditje në tru tregojnë se nëse arteriet kryesore lirohen atëherë shanset e shërimit janë të mëdha.

Pllakëzat e mpiksura të gjakut në arteriet kryesore pengojnë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe kështu qelizat e trurit fillojnë të vdesin, prandaj është e rëndësishme që të ndërhyhet sa më shpejt për trajtimin e goditjes në tru.

Dr. Jeffrey Saver analizoi rezultatet e trajtimit të mbi 1,000 pacientëve që kishin kaluar goditje ishe-mike akute, ku një arterie kryesore bllokohet. Bashkë me studiues të tjerë ai bërë prova klinike-nga të cilat doli se trombektomia, heqja e këtyre bllokimeve, e shoqëruar me ilaçe i përmirëson mjaft mundësitë e shpëtimit dhe të shërimit.

“Nëse arteria hapet 3 orë pas goditjes, 65 për qind e pacientëve do të mund të jetojë në mënyrë të pavarur tre muaj më vonë. Nëse arteria hapet 8 orë pas goditjes, vetëm 45 për qind e pacientëve do ta kenë këtë fat. Koha e ndërhyrjes ndikon shumë”, thotë dr. Saver.

Related posts

U akuzua se dhunoi një vajzë të mitur, reagon Gjiko

Gazetamax.mk

Veprimet e përditshme që janë shkaktarët kryesorë të gjendjes së ankthit

Gazetamax.mk

Gjërat që duhet t’i dini për vitaminat

Gazetamax.mk