GazetaMax
Lajme

MPB-ja gjatët vitit 2022 ka realizuar 100% buxhetin e saj

Shkup, 28 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme deri më datën 27 dhjetor ka realizuar 100 për qind të buxhetit. Më saktësisht nga buxheti i siguruar për vitin 2022 në vlerë prej 10,30 miliardë denarë, deri më tani janë shfrytëzuar 10,29 miliardë, apo saktësisht 99,92 për qind, informoi sot MPB-ja.

“Ose individualisht, përqindja e realizimit të llogarisë 40 arrin 99,97 për qind, për llogarinë Mallra dhe shërbime është 99,77 për qind, për subvencione dhe transfere është 99,21 për qind, ndërsa në seksionin e shpenzimeve kapitale realizimi është 99,97 për qind”, thuhet në kumtesë.

Me pjesën më të madhe të fondeve janë realizuar investime për rikonstruksionin e objekteve të policisë. Janë rinovuar shtatë objekte edhe atë Departamente për mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve të caktuara, DPB Radovish, DPB Karposh, DPB Berovë, DPB Dellçevë, DPB Sveti Nikollë, DPB Gazi Babë me masa për efikasitetin e energjisë. Në 15 objekte në të gjithë vendin, sipas MPB-së janë instaluar panele solare dhe janë instaluar më shumë se 1500 kondicionerë inverter me efikasitet të lartë me çka janë përjashtuar nga përdorimi druri dhe nafta si energjensë me çka kontribuon që deri në 30 për qind të kursehet energjia elektrike.

Është ndryshuar edhe një pjesë e madhe e infrastrukturës kompjuterike e vjetër mbi dy dekada me furnizimin e 1500 kompjuterëve, ndërsa ka filluar edhe procesi i modernizimit të shtypshkronjës së MPB-së duke zëvendësuar makineritë e vjetra tre deri në katër dekada- me makina të reja digjitale.

Related posts

Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan

Gazetamax.mk

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Gazetamax.mk

Aksident në rrugën Strugë – Dibër, bllokohet komunikacioni

Gazetamax.mk