GazetaMax
Lajme

Qytetarët e Maqedonisë destinacionet më të kërkuara për vitin e ri i kanë Stambollin dhe Dubain

Shkup, 30 dhjetor – Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, qytetarët gjejnë mjete dhe mënyra për festimin e Vitit të Ri jashtë vendit. Për shkak të çmimeve të volitshme, këtë vit si destinacione më të kërkuara për natën e Vitit të Ri janë Stambolli dhe Dubai, ndërsa më i vogël është interesi për qytetet evropiane.

Agjencitë, të cilat i ka kontaktuar MIA thonë se për Stambollin organizohen turne tre deri katërditore, ku janë përfshirë programe të ndryshme për festimin e natës së Vitit të Ri. Nga qytetet tjera turke, mes destinacioneve më të kërkuara është edhe Antalia.

Sipas agjencive, i madh është interesi edhe për Dubai, për shkak të çmimeve të volitshme që i ofrojnë hotelet, aviokompanitë dhe agjencitë turistike. Disa agjenci organizojnë turne tetëditore, të cilat janë ndarë nga katër ditë për Dubai dhe katër ditë për Abu Dabi, disa tjera megjithatë, ofrojnë aranzhmane të cilat zgjasin nga pesë deri tetë ditë.

Lidhur me qytetet evropiane, agjencitë potencojnë se interesi është më i vogël për shkak të numrit të zvogëluar të aviolinjave me tarifë më të lirë ndaj qyteteve të caktuara dhe rritjes së çmimeve në hotele.

Megjithatë, disa qytetarë i lejojnë vetes aranzhmane për pritjen e Vitit të Ri në qytete të caktuara siç janë Parisi, Budapesti, Madridi, Venecja, Milano, Roma e tjerë.

Related posts

Avioni nga Londra goditet nga turbulencat, një i vdekur dhe disa të plagosur

Gazetamax.mk

Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore, ndërsa ekonomia duhet të jetë bartëse e aktivitetit të përshpejtuar ekonomik

Gazetamax.mk

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Gazetamax.mk