GazetaMax
Lajme

Për momentin në Shkup nuk është tejkaluar pragu i alarmi

Shkup, 30 Dhjetor – Për momentin në Shkup nuk është tejkaluar pragu i alarmit, por është e mundur që në ditët në vijim të ketë rritje të përqendrimeve të PM10, bëjnë të ditur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga ky këndvështrim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor rekomandon: automjetet të mos përdoren pa nevojë më të madhe, të lëvizin disa persona me një automjet në të njëjtën kohë, të përdoret transporti publik, të mos përdoret për ngrohje  vaji i mbeturinave të djegura, mbeturinat e drurit dhe mobileve të lyera, ambalazhet PET, copa gome dhe çdo material sintetik.

Gjithashtu, rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik të Republikës është që popullata më e cenueshme, përkatësisht fëmijët, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike të kufizojnë lëvizjet dhe aktivitetet e tyre në natyrë në zonat e ndotura të qytetit.

Related posts

Daut Beqiri: Haraçina nuk është mall për shitje, kjo është tokë e gjakut dhe e krenarisë, shihemi në zgjedhje

Gazeta Max

Kovaçevski priti në takim kryeparlamentarin turk

Gazeta Max

Gabime trashanike në librin e historisë maqedonisht! Çfarë po mësojnë nxënësit ? (foto)

Gazeta Max