Shën Nikolla, 31 dhjetor – Dyzet e tre vjeçari T. A. nga Sveti Nikolla, është vetëvrarë mëngjesin e sotëm, pasi më parë ka tentuar të vrasë 32-vjeçaren O. B.
“Dyzet e tre vjeçari T.A. nga Sveti Nikolla në orën 07:50 para Shtëpisë së të moshuarve në Sveti Nikollë, ka qëlluar 32-vjeçaren O. B nga Shën Nikolla. Gjatë së cilës ajo ka pësuar lëndim, të konstatuar në Spitalin klinik të Shtipit, ndërsa më pas T.A. ka qëlluar veten, pas së cilës ka ndërruar jetë. Nga ana e prokurorit publik dhe zyrtarëve policorë të SPB Shtip është kryer ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-së Shtip.
Sipas informacioneve fillestare, motivi është dashuria e pakthyeshme, 32-vjeçarja O. B është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.