Shkup, 1 Janar – Ish-kryeministri i dënuar, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Budapesht, në rrjetet sociale ka uruar Vitin e Ri dhe ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë më i keq për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë vit.
– Gëzuar Vitin e Ri 2023! Uroj shëndeti t’ju shërbejë, dashuria t’ju udhëheqë, paqeja dhe qetësia t’ju rrethojë dhe lumturia t’ju ndjekë në çdo moment dhe në çdo vend!
Agonia dhe pashpresa në Maqedoni u shndërroftë në një fillim të ri drejt triumfit të përsëritur kombëtar dhe individual! Zoti qoftë me ju dhe me Maqedoninë!
Të gjithë atyre që nuk mundën të më mendonin dhe të më duronin vitin e fundit, më lejoni t’u them se ky do të jetë edhe më keq për ta, ka shkruar Gruevski.