GazetaMax
Lajme

Mjegulla e dendur, 10 fluturime të anuluara në aeroportin e Shkupit

Shkup, 3 Janar – Për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin e Shkupit nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë anuluar 10 fluturime, ndërsa tre janë riorientuar, njoftojnë nga TAV Maqedoni, nga ku theksojnë se pas orës 9:00 nuk ka pasur fluturime të anuluara.

Sipas rregullave të transportuesve ajrorë për situata të këtilla, TAV Maqedoni thekson se kanë organizuar transport dhe akomodim në hotel për udhëtarët nga këto fluturime. Nga TAV theksojnë se nëse pasagjerët duan të dinë të drejtat e tyre si udhëtarë, udhëzohen të kontaktojnë Agjencinë e Aviacionit Civil.

Related posts

Mbyllet me sukses festivali tradicional “Saraj Fest”

Gazeta Max

MSH: Është përgatitur plan për racionalizimin e shpenzimeve në institucionet shëndetësore

Gazeta Max

Në Çair po ngrihet pishina moderne shkollore – Investim prej 1 milionë euro për fëmijët e lagjes Fushë Topanë

Gazeta Max