GazetaMax
Lajme

Urim nga Xhaferi me rastin e festave të Krishtlindjeve

Shkup, 6 janar – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u dërgoi urim me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja duke ju dëshiruar shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe mirëqenia familjare.

“Në këtë periudhë të vitit kur pas festave të Fund vitit kremtohet një nga festat qendrore të krishterimit, Krishtlindja, mundësohet që përsëri të gjithë qytetarët që e kremtojnë por edhe të gjithë që janë në afërsinë e tyre, bashkëqytetarët, fqinjët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, të ndjejnë magjinë që e krijon atmosfera festive. Kjo është edhe një mundësi të ndjehen përqafimet e ngrohta, të shihen buzëqeshje të gjera dhe të dëgjohen mendime të bukura dhe fisnike të respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit, ndjesisë dhe solidaritetit dhe a to janë të domosdoshme në këto kohëra të sfidës për njerëzimin dhe botën në përgjithësi”, theksohet në urimin.

Le t’ju udhëheqin mendime pozitive, le të jenë arsye për të bërë vepra të mira, bashkë, por edhe individualisht.

“Çdo gjest, sado i vogël dhe i parëndësishëm të jetë, është pikë në valën që na çon përpara ne dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vetëm bashkë jemi të fuqishëm, vetëm me dorën e shtruar jemi faktorë i rëndësishëm dhe shembull për rajonin. Të reflektojmë shpresë, që të kemi shpresë për paqe, përparim dhe mirëqenie për të gjithë në të ardhme. Gëzuar festa e Krishtlindjes!”, shton Xhaferi në urim.

Related posts

Besimi: Konsolidimi fiskal dhe kursimet janë mënyra për ballafaqim me krizën

Gazeta Max

Analizë/ Çiftet gjithnjë e më pak të interesuar për fëmijë, statistika katastrofale demografike

Gazeta Max

Prej sot fillon aplikimi elektronik për regjistrim në shkollat e mesme

Gazeta Max
Lajme

Urim nga Xhaferi me rastin e festave të Krishtlindjeve

Shkup, 6 janar – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u dërgoi urim me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja duke ju dëshiruar shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe mirëqenia familjare.

“Në këtë periudhë të vitit kur pas festave të Fund vitit kremtohet një nga festat qendrore të krishterimit, Krishtlindja, mundësohet që përsëri të gjithë qytetarët që e kremtojnë por edhe të gjithë që janë në afërsinë e tyre, bashkëqytetarët, fqinjët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, të ndjejnë magjinë që e krijon atmosfera festive. Kjo është edhe një mundësi të ndjehen përqafimet e ngrohta, të shihen buzëqeshje të gjera dhe të dëgjohen mendime të bukura dhe fisnike të respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit, ndjesisë dhe solidaritetit dhe a to janë të domosdoshme në këto kohëra të sfidës për njerëzimin dhe botën në përgjithësi”, theksohet në urimin.

Le t’ju udhëheqin mendime pozitive, le të jenë arsye për të bërë vepra të mira, bashkë, por edhe individualisht.

“Çdo gjest, sado i vogël dhe i parëndësishëm të jetë, është pikë në valën që na çon përpara ne dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vetëm bashkë jemi të fuqishëm, vetëm me dorën e shtruar jemi faktorë i rëndësishëm dhe shembull për rajonin. Të reflektojmë shpresë, që të kemi shpresë për paqe, përparim dhe mirëqenie për të gjithë në të ardhme. Gëzuar festa e Krishtlindjes!”, shton Xhaferi në urim.

Related posts

Kelmendi pret kampionin birin e vet në New Jork, Mario Mitaj

Gazeta Max

Mungesa e shkollave speciale/ Bëjnë 200 km rrugë për të mësuar në Shkup

Gazeta Max

Bisedë telefonike Osmani – Eskobar

Gazeta Max