GazetaMax
Lajme

Besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin

Shkup, 6 janar – Besimtarët krishterë ortodoks në vend sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.

Buzmi tradiconalisht shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, në organizim të Shoqatës civile “Bordi për shënim tradicional të Buzmit”.

Nga ora 10 do të fillojë përkujtimi i ditës para lindjes së Jezu Krishtit – Buzmi.

Në këtë manifestim është paralajmëruar prania e kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe e kryetarëve të komunës së Sopishtës, Stefçe Tërpkovski dhe të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.

Degët e buzmit janë simboli i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat besimtarët ortodoksë zbukurojnë shtëpitë e tyre për natën e buzmit, në prag të Krishtlindjeve.

Populli maqedonas i shënon këto festa me vëmendje dhe respekt të madh.

Në natën e buzmit, familja mblidhet në darkë të përbashkët agjërimi dhe sipas zakonit, këtë mbrëmje nuk ka mysafirë. Në të gjitha kishat, mëngjesin pas natës së buzmit, shërbehet një liturgji festive e Krishtlindjeve.

Krishtlindja është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Related posts

Lloga: Si i gënjejnë shqiptarët me funksionet që do marin, nga 8 do bien në 4 ministra

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: 20 vjet jam mësuar me pakënaqësi të tilla ne BDI, por kemi dalë çdo herë edhe më të fortë

Gazetamax.mk

Kërkohet paraburgim për kumanovarin me shkop druri kërcënoi punonjësin e bastores

Gazetamax.mk