GazetaMax
Lajme

Rama i fton në darkë Ahmetin, Taravarin, Kasamin, Gashin dhe Thaçin

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka ftuar në një takim joformal për ditën e martë, liderët e partive politike të Maqedonisë së Veriut. Kështu e konfirmojnë lajmin për Agjencinë e lajmeve Zhurnal nga burime brenda partive shqiptare.

Rama ka ftuar në një darkë fillimviti kreun e BDI z. Ali Ahmeti, atë të ASH z. Arben Taravari, të Lëvizjes Besa z. Bilall Kasami, të AA z. Afrim Gashi si dhe kreun e PDSH z. Menduh Thaçi.

Sipas asaj që mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal, takimi do të jetë joformal, për festat dhe pa ndonjë agjendë politike, me çka Rama mbledh ne një darkë kreun politik të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Grubi priti në takim kryebashkiakun e Tiranës

Gazeta Max

Grubi konfirmon Osmanin si koordinator të degës së Çairit: Të riaktivizojmë strukturën në degë dhe këshillat vendorë

Gazeta Max

Konflikti (paqësor) i pambaruar me Serbinë, pasojat dhe implikimet

Gazeta Max