GazetaMax
Lajme

Arsovski: Takimi në Tiranë mund t’i shërbejë BDI-së por ndoshta Rama dëshiron të tregojë paternitet

Shkup, 9 janar – Mbledhja e liderëve të partive politike shqiptare nga Maqedonia nga ana e Edi Ramës, e paralajmëruar nesër në Tiranë, mund të paraqet shërbim për BDI-në sa i përket mundësive për formimin e një koalicioni të përbashkët në bllokun shqiptar, por edhe eventualisht shfaqjen e ndikimit të imazhit të tij mbi faktorin shqiptar në Maqedoni. Kështu mendon analisti politik Petar Arsovski i cili për “Nova Makedonija” foli më gjersisht për prapaskenat me takimin në Tiranë, informon Zhurnal.

“Mes temat që mund të flitet janë ndryshimet kushtetuese, eurointegrimet, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe situata në Kosovë, por mund të ketë edhe kalkulime për nevoja vendore nga ana e Ramës, që të shfaqë paternitet kundrejt partive shqiptare nga Maqedonia. Takimi mund të paraqet edhe shërbim për BDI-në për menaxhim me “grupin e zjarrit”, gjegjësisht për formimin e koalicionit të partive politike shqiptare në Maqedoni sepse nëse nuk janë bashkë me BDI-në, mund të bashkohen kundër saj”, thotë Arsovski.

Sipas deklaratave të fundit në mediave, pritet që përfaqësuesit e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët të marin pjesë por jo edhe Lëvizja Besa.

“Tanimë dihet se BESA nuk do të shkojë në atë takim dhe ka marë vendim opozitar. Si kjo do të pasqyrohet varet nga agjenda e takimit. Nëse bëhet fjalë për tema poliitike, BESA mund të përfitojë nga kjo, por nëse bëhet fjalë për tema me interes nacional, mund të dëmtohet”, thotë Arsovski.

Takimi vjen në situatë kur përsëri “u ndez zjarri” te grupi i zjarrtë në BDI.

“Pritet të eskalojë situata me grupin e zjarrit derisa luhet ping-pong në këtë mënyrë. Duhet të shohim si do të vijojë sepse nuk është e qartë se deri ku janë të përgatitur të shkojnë. Nuk kemi përvojë me këto situata në BDI dhe nuk e dimë si do të vazhdojë më tej. Por nuk shoh se do të vijë deri te ndonjë eskalim”, thotë Arsovski./Zhurnal.mk

Related posts

Krim prej 450.000 eurove në Maqedoni! Arrestohet një ish-prokuror, dyshohen një ish-ministër dhe një avokat

Gazetamax.mk

Osmani: Rastin “Alfa” do ta falja ditën e parë

Gazetamax.mk

Mediu në Forumin e NATO: Vakumi në Ballkan, mundësi për influencë ruse, por edhe kineze

Gazetamax.mk