GazetaMax
Lajme

Mitropoliti rus Antonij nesër vjen në Shkup

Shkup, 10 janar – Mitropoliti rus Antonij, drejtori i Sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare i Kishës Ortodokse ruse dhe zëvendës i patriarkut Kirill, nesër do ta vizitojë KOM-IO. Siç publikuan disa media vendore dhe bullgare, mitropoliti Antoni do të ketë takim me kryetarin e KOM-IA, zotëri Stefanin.

Vizitën e peshkopit rus në Shkup për televizionin Sitell e ka konfirmuar mitropoliti i Dibrës-Kërçovës, Timotej.

Nga kabineti i ipeshkvit Stefan deri më tani nuk ka informacion zyrtar për ardhjen e mitropolitit Antonij. Paralajmërim nuk ka as në faqen e KOR, e as për atë se cili është qëllimi i vizitës, e cila ndodhë në kohën kur KOM-IA e pret tomosin (hapjen e dokumenteve) nga Patriarkana Ekumenike për autoqefalinë.

“Faktor.bg”, duke iu referuar burimeve kishtare, potencon se mitropoliti Antoni vjen në Shkup për t’i bindur peshkopët e vendit tonë që të mos negociojnë me Patriarkanën Ekumenike dhe të jenë në përputhje me KOR-in.

Mediat bullgare kujtojnë se mitropoliti Antonij në dhjetor të vitit të kaluar në Sofje ka pasur takim “të fshehtë” me patriarkun bullgar Neofit, pas së cilit, siç potencojnë, Sinodi i KOB-it ka vendosur ta pranojë tomosin e KOS-it për autoqefalinë e KOM-IA.

Related posts

Komisioni kuvendor për mbikëqyrjen e punës së ASK-së të mblidhet për rastin “Onishçenko”, apelon Kovaçevski

Gazetamax.mk

EDITORIAL / Komunat pa kuadër të kualifikuar për IPA fonde, fajtor “punësimet partiake”!

Gazetamax.mk

Arrestohet 55 vjeçari për ngacmim seksual

Gazetamax.mk