GazetaMax
Lajme

Osmani: Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës po i shkatërron vet themelet dhe angazhimet e OSBE-së

OSBE-ja po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme për të rivendosur funksionalitetin e vetë organizatës, vështirësi shtesë është agresioni ushtarak aktiv i një shteti anëtar kundër një shteti tjetër anëtar, si dhe marrëdhëniet komplekse ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut ka një mision të vështirë dhe ambicioz si kryetar i Organizatës në vitin 2023.

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Vjenë, theksoi angazhimet kryesore për prioritetet në të cilat do të fokusohet Presidenca e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.

“Sfida më e madhe në zbatimin e agjendës sonë do të jetë në kontekstin e rrethanave të vështira, por uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së janë burim shprese dhe inkurajimi. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili minon vetë themelet dhe angazhimet e Organizatës, e forcon këtë unitet. Sot vlerat tona duken më të rëndësishme se kurrë. Sfidat aktuale nuk janë arsye për disfatizëm, por nxitje për të forcuar përpjekjet dhe angazhimin tonë”, tha Osmani.

Prioriteti kryesor i OSBE-së nën presidencën e vendit tonë mbetet Ukraina, si dhe konfliktet e tjera afatgjata në rajonin e OSBE-së, të cilat janë burim tensionesh dhe vuajtjesh njerëzore. Osmani tha se OSBE-ja mbetet relevante sepse ka mekanizma që ofrojnë mbështetje konkrete për njerëzit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

“Si gjithmonë, OSBE-ja mbetet relevante sepse ka mjete unike dhe mekanizma mbështetës në dispozicion të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Ne e kemi parë potencialin e tij shumë herë në të kaluarën. Tani është shumë e rëndësishme që Organizata të arrijë potencialin e saj të plotë. OSBE-ja ka dëshmuar në të kaluarën se mund të ulë tensionet, të krijojë besim dhe të sigurojë parashikueshmëri. Kjo është jetike në këtë kohë dhe epokë. Ne duhet të veprojmë këtu dhe tani. Për të mirën e njerëzve”, tha kryesuesi Osmani.

Related posts

Konsulli Mihajlo Filev: Ohri do të jetë urë për një të ardhme më të mirë të dy vendeve fqinje

Gazeta Max

Micotakis: Nevojitet angazhim praktik i udhëheqësisë evropiane dhe vendeve anëtare për përshpejtimin e perspektivës së BE-së të rajonit

Gazeta Max

Janevski: Ohri nuk duhet të jetë sinonim i akomodimit të shtrenjtë, dhomave të ftohta dhe mëngjesit bajat

Gazeta Max