GazetaMax
Lajme

Geer: Në BE deri në vitin 2030? Gjithçka varet nga ju!

Shkup, 12 janar – Pyetja është nëse vendi mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030? Përgjigja është: kjo varet nga vetë vendi. Detyra është e rëndësishme, shtrirja e reformave është e madhe. Do të ketë ulje-ngritje si këtu, ashtu edhe në Bruksel. Besoj se rrugën afatgjatë, itinerarin e ka përcaktuar BE-ja dhe premtimi është real. Varet nga vlerësimi i nevojave dhe interesave reciproke, tha sot ambasadori evropian Dejvid Gir në tryezën e rrumbullakët “Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030” të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.

Për të arritur këtë qëllim, theksoi Gir, duhet të ketë vendosmëri të vërtetë politike në të gjitha partitë politike dhe në të gjitha institucionet, duke përfshirë biznesin dhe shoqërinë civile. Sipas tij, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar sepse vërtet do të ketë sfida në rrugën drejt BE-së. Gir tha se në BE dhe në bashkësinë ndërkombëtare ka shumë mbështetje për këtë vend.

Në fjalën e tij ai theksoi se Marrëveshja që rrjedh nga Franca vjen si rezultat i asaj që filluan negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe kërkesa e Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nuk e humbni identitetin, gjuhën, historinë në rrugën drejt BE-së, theksonte ai duke shtuar se vendet-tjera anëtare kanë pasur mbrojtje të tilla kushtetuese të përfshira në kushtetutat e tyre dhe si shembull e theksoi Kroacinë.

Euroambasadori Gir tha se nuk premton që sërish do të negociohet për Marrëveshjen deri te e cila vështirë mund të vjen.

Duhet të ndodhin disa punë për Maqedoninë e Veriut ta shfrytëzojë momentin dhe impulsin e ri për zgjerim të BE-së, beson ai.

Është e nevojshme të ndërtohen institucione demokratike. Në veçanti, siç thekson ambasadori evropian, “kjo nënkupton aktivitete të rëndësishme dhe të dukshme në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë zhvillimin e gjyqësorit dhe prokurorisë që do të përmbushë qëllimin, forcimin e Parlamentit dhe institucioneve të specializuara të pavarura që do të ruajnë punën e shoqërisë civile dhe mundësia që qytetarët të realizojnë punën”.

Disa ngjarje nga viti i kaluar, sipas tij, kanë treguar se proceset reformuese në disa fusha kyçe kthehen prapa dhe se ato kanë vendosur të flasin për mossukseset në këto pjesë.

Related posts

Grubi: Korridori 8 për nga pesha politike matet me Marrëveshjen e Ohrit

Gazetamax.mk

Mexhiti me shokë nesër takojnë banorët e komunës së Studeniçanit

Gazetamax.mk

Cilat janë profesionet deficitare që pastaj po prodhojnë edhe mungesë të kuadrove në treg?

Gazetamax.mk