Thursday, April 16, 2026

Lajmi në kohë reale

Nënshkruhet marrëveshja kolektive, Neziri: Paga më të larta dhe kushte më të mira për punëtorët

Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Eljesa Neziri, sot ka nënshkruar marrëveshjen kolektive me Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve të punës.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje konsiderohet si dëshmi e përkushtimit institucional ndaj punonjësve dhe mirëqenies së tyre në vendin e punës.

Në bashkëpunim me presidentin e sindikatës, Bllagoja Rallpovski, drejtori Neziri theksoi se institucionet do të vazhdojnë të jenë në shërbim të punëtorëve, me fokus në rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

“Punëtorët janë shtylla e institucioneve tona dhe angazhimi ynë mbetet i pandryshuar. Paga më të larta dhe kushte më të mira pune për të gjithë”, deklaroi Neziri pas nënshkrimit.

Nga të dyja palët u vlerësua se dialogu social dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm janë çelësi për arritjen e rezultateve konkrete në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.

Latest Posts

Mos e humb lajmin