GazetaMax
Lajme

Panovski: Virusi “Kraken” nuk është më i rrezikshëm se llojet tjera të Covid

Shkup, 13 janar – Edhe përskaj asaj që praktikisht nuk ekzistojnë masa për mbrojtje, gjendja tek ne dhe në botë relativisht është stabile. Kështu shprehet për “Lokalno” mjeku Nikolla Panovski, mikrobiolog dhe ish drejtor i Fondit për Shëndetësi rreth situatës me korona virusin, informon Zhurnal.

Për llojin e ri “Kraken” të Covid 19, Panovski thotë se do ta rritë numrin e rasteve të reja pasi është më ngjitës.

“Ai është më ngjitës nga të gjitha llojet deri tani. Për fat të mirë, si duket nuk është më i rrezikshëm. Për këtë, më të vjetrit dhe personat me komorbiditet duhet t’i shmangen turmave, të mbajnë maska në shitore, banka, autobusë, më të rinjtë dhe të shëndoshit të jetojnë normalisht, ndërsa nëse kanë ndonjë infektim respirator, çfarë do të jetë, të izolohen për pesë ditë”, thotë ai.

Panovski paralajmëroi periudhë dimri më të mirë në vend sa i përket korona virusit, në krahasim me vitin e kaluar.

“Pritet të kemi dimër më të lehtë nga dy të kaluarit, i ngjashëm me ato vite kur ka patur infektime më serioze me grip, tani me koronë, grup dhe viruse tjera bashkë, nën kusht viruset e gripit të mos jenë virtual, e për momentin nuk janë”, thotë mikrobiologu.

Deri tani në Maqedoni nuk është regjistruar asnjë rast me “Kraken”./Zhurnal.mk

Related posts

Debati për propozim buxhetin vazhdon nesër

Gazetamax.mk

Ndërpritet seanca e 86-të e Kuvendit, vazhdimi do të varet nga puna e komisioneve kuvendore

Gazetamax.mk

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Gazetamax.mk