Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5, ka bërë të ditura detaje rreth formësimit të VLEN-it si parti politike.
Ai njoftoi se Kongresi i parë i VLEN do të mbahet më 9 Maj, në Ditën e Evropës, duke theksuar se kjo datë është zgjedhur qëllimisht për të reflektuar përkushtimin ndaj vlerave evropiane.
Sipas Mexhitit, VLEN do të pozicionohet si parti e djathtë dhe do të udhëhiqet nga dy bashkëkryetarë, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.
Ai gjithashtu ka shtuar se formalizimi i VLEN si parti politike pritet të ndodhë pak para riformatimit të qeverisë, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv për forcimin e subjektit në skenën politike.
