GazetaMax
Lajme

Komisioni e vlerëson si të paaftë, Ameti kërkon t’i mundësohet marrja e patentës

Shkup, 20 Janar – Ersin Ameti kërkon që t’i mundësohet të japë provimet dhe të marrë lejen për patentë shoferin. Aktualisht Komisioni për certifikata mjekësore e vlerëson si të paaftë për t’i dhënë makinës, por nga shoqata e personave me nevoja të veçanta, “Sos Vita”, thonë se ai e ka shumë të nevojshme marrjen e lejes dhe është i aftë të drejtojë makinën.

“Ersin Ameti kërkon t’i jepet e drejta për të marrë patentën e shoferit, sepse mendon se është i aftë për t’i marrë provimet, ndërsa nga Komisioni për Çertifikata Mjekësore thonë se nuk mundet të marrë patentë shoferin për kategorinë B. Andaj, ne apelojmë si anëtarë të shoqatës “Sos Vita” që t’i mundësohet të marrë certifikatën mjekësore që pastaj të jep provimin, sepse e ka të nevojshme që të vozisë për nevojat e veta.”, – theksoi një anëtar i shoqatës “Sos Vita”.

“Sos Vita” kërkon që institucionet të mendojnë më shumë për personat me nevoja të veçanta

“Ka ardhur koha që personave me nevoja të veçanta t’u lehtësohet përditshmëria e jetës së tyre. Çdo institucion në krye me kryeministrin Kovacevskin , ju bëj thirrje nga zemra që këta njerëz mos t’i anashkalojnë, por t’u jepen më shumë të drejta personave me nevoja të veçanta.”, – u shpreh kryetari i “Sos Vita”, Ertan Shaqiri.

Nga shoqata “Sos Vita” thonë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe akte ndërkombëtare.

Related posts

Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Të shtohet presioni publik

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Eurointegrimi i Maqedonisë është shëndruar në bisedë historie, ky është shantazh klasik

Gazetamax.mk

Kryetarja e Këshillit nacional zviceran e Parlamentit federal do të drejtohet para deputetëve

Gazetamax.mk