GazetaMax
Lajme

Donacion për repartin e gjinekologjisë në spitalin e Kumanovës

Kumanovë, 22 Janar – Kompania “Krombert Shubert“ e cila tashmë 10 vite vepron në vendin tonë, ka dhuruar një donacion të vlefshëm për Repartin e gjinekologjisë dhe akusherisë, pranë Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë.

Bëhet fjalë për paisje bashkëkohore, e që i ka munguar spitalit kumanovar, siç janë tavolinë gjinekologjike, reflektor – led llampë dhe dy aparate CTG.

“Bëhet fjalë për paisje që shërben për zhvillimin e frytit para lindjes dhe gjatë lindjes, madje mund të përcillet edhe zhvillimi i bineqëve” tha ndër të tjera Lidija Jovçevska, Kryeshefe e repartit të gjinekologjisë” – tha Dr.Lidija Jovçevska, kryeshefe e repartit të gjinekologjisë.

Edhe përkundër faktit se reparti në fjalë është i mirë paisur, megjithatë çdo donacion është i mirëseardhur për mbarëvajtjen e punës në këtë repart.

“Ky donacion është i mirëseardhur dhe është i një rëndësie të veçantë për modernizimin e paisjes në repartin tonë. Me këtë lehtësohet edhe përcjellja e lehonive dhe foshnjeve gjatë lindjes dhe ti shërbejmë ashtu siç duhet. Përndryshe gjatë vitit të kaluar në repartin tonë kemi 846 lindje nga të cilët 20 janë bineq, ndërkaq deri tani në këtë fillim vit kemi 45 lindje të reja” tha ndër të tjera Lidija Jovçevska.

Vlen të thuhet se Kompania “Krombert Shubert“, përpos këtij donacioni, shquhet edhe me donacione tjera në fusha të ndryshme si në kulturë, arsim e të tjera.

Related posts

Basha: Jam në dispozicion të çdo lloj zgjidhje

Gazetamax.mk

Bomgartner: Në Qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Gazetamax.mk

Thaçi flet për ndryshimet kushtetuese: Nuk ekziston 80-shi në Kuvend!

Gazetamax.mk