GazetaMax
Lajme

Ambasada Amerikane: Komentet e Xhambaskit ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

Shkup, 26 Janar – Nga ambasada amerikane në në Maqedoninë e Veriut, kanë deklaruar se komentet e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski, ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme dhe ata dënojnë pa kushte të gjitha kërcënimet me dhunë

“Këto çështje duhet të trajtohen me dialog, jo me retorikë dhe ne kemi bërë thirrje për de-përshkallëzimin e çdo gjuhe agresive në të dy anët e kufirit”, thonë nga Ambasada Amerikane duke u përgjigjur në pyetjen e “360 shkallë”.

Dje në një prononcim për “Nova” bullgare, duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se do t’i propozojë Qeverisë që të shpallet persona non grata, Xhambaski në mënyrë indirekte e kërcënoi me atentat, duke kujtuar vrasjen e mbretit serb Aleksandar Karagjorgjeviq.

Deklarata e Xhambaskit e komentoi edhe ambasadori evropian David Geer, duke theksuar se ajo mund të interpretohet si kërcënim, por edhe se absolutisht nuk përfaqëson qëndrimin e BE-së.

Ai thotë se pretendimet e deputetit të Parlamentit Evropian, të cilat i referohen pretendimeve territoriale, nuk përfaqësojnë dhe nuk mund të përfaqësojnë BE-në.

Related posts

Refuzoi kompromisin për zgjedhjet serbe, emisari britanik i zhgënjyer me Kurtin

Gazeta Max

Përballje mes dy kundërkandidatëve në Karposh/ Maja Mojsova takon për kafe Sotir Lukrovskin

Gazeta Max

Ndahet nga jeta mjeku Musli Ferati, Besimi: Ishte i përkushtuar dhe shumë human

Gazeta Max