GazetaMax
Lajme

Qyçuk: Ka faktorë të jashtëm të cilët nuk dëshirojnë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të kenë marrëdhënie të mira

Shkup, 29 janar – Ka faktorë të jashtëm, të cilët nuk dëshirojnë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë në marrëdhënie të mira. Këta janë ata njerëz të cilët nuk dëshirojnë që RMV të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Këta janë ata njerëz të cilët nuk dëshirojnë që shteti i jonë të ketë ndikim, pasi vendosja e vetos do të thotë se Bullgaria nuk ka miq në Ballkan, në BE, deklaroi eurodeputeti Ilhan Qyçuk për “BTV”.

Ai është kategorik se duhet të insistojnë që në Maqedoninë e Veriut të ketë sundim të së drejtës dhe standarde të larta demokratike.

“Derisa nuk njihen të drejtat e njerëzve që konsiderohen bullgarë, tensionet do të vazhdojnë”, thotë Qyçuk.

Duhet, shtoi ai, të nxiten të gjitha tentimet për zvogëlimin e tensioneve, e kjo nuk vlen vetëm për shtetin bullgar, por edhe për Shkupin. Duhet të gjendet zgjidhje për problemet.

Qyçuk potencoi se Bullgaria është në Bashkimin Evropian tanimë 17 vite, e, siç thotë, nuk mund të përfshihet në bllokun për tema të rëndësishme, duke përfshirë dhe për sigurimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe për reformat kyçe në BE.

“Vendi i jonë është çdoherë në vendin e 27-të dhe asnjëherë nuk propozojmë iniciativa, nuk marrim pjesë në blloqe, nuk shkojmë me propozime deri te Parlamenti Evropian”, thotë Qyçuk.

Related posts

Petrovska në Bruksel në takime në Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s

Gazetamax.mk

Bytyqi: Çmimet e ushqimeve kanë arritur maksimumin, stabilizim pritet në gjysmën e dytë të vitit

Gazetamax.mk

A mund të ketë mini-rekonstruim të Qeverisë? Pritet zëvendësimi i 4 ministrave !?

Gazetamax.mk