GazetaMax
Lajme

Një shtetas grek ka vdekur në një kazino në Gjevgjeli

Shkup, 29 janar – Një shtetas grek ka vdekur dje në një kazino në Gjevgjeli, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Rreth orës 15:20, dje në Stacionin policor në Gjevgjeli është denoncuar se në një kazino të hotelit, 67 vjeçari G.Z. nga Republika e Greqisë, është rrëzuar në dysheme. Një mjek i ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme të dhunës”, njofton MPB-ja.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip hetues nga Stacioni policor Gjevgjeli dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dërguar në autopsi. 

Related posts

A do të garojë për kryetar të komunës së Çairit? Mexhiti: Kemi vendosur vetëm për Strugën, gjithçka tjetër është në tavolinë

Gazeta Max

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, të shtyhet afati i maturës shtetërore

Gazeta Max

Mickoski: Po punojmë për shumicë të re por kujdesemi të mos del një Kastriot tjetër

Gazeta Max