Shkup, 30 Janar – Konfederata e Sindikatave të Lira kërkon tërheqjen e ligjeve të propozuara për pagat në sektorin publik dhe për marrëdhëniet e punës, pasi sipas kësaj sindikate gjithçka do të kufizohet dhe ekzistenca e sindikatave nuk do të kenë asnjë kuptim. Në vend të harmonizimit të pagave me ligjet e propozuara po bëhet degradim i skajshëm. Ligji për pagat në sektorin publik është jashtëzakonisht diskriminues, antikushtetues dhe në kundërshtim me konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për shoqatat e lira dhe marrëveshjet kolektive dhe për marrëveshjet kolektive në sektorin publik, të cilat janë ratifikuar nga Kuvendi ynë.
“Ajo që kemi fituar si të drejtë për sa i përket koeficientëve të kompleksitetit të punës dhe arsimimit nuk do të jetë më e vlefshme dhe është dhënë në duart e pak ministrave. Një ligj i tillë kërkon një konsensus të gjerë dhe shumë punë për të harmonizuar të gjitha marrëveshjet kolektive, raportet e kompleksitetit dhe të gjitha punët në sektorin publik, dhe ai duhet të përfshijë të gjithë palët e interesuara, dhe jo të vihet në tryezë para një marrëveshjeje të përfunduar dhe për të debatuar.”, tha Blagoja Ralpovski, kryetar i Sindikatave të Lira.
Nga Lidhja e Sindikatave të Lira thonë se me ligjin për pagat në sektorin publik, punëdhënësit i mundësohet me një akt të thjeshtë uljen e pagave nëse konsideron se nuk ka para për të paguar shumën e parashikuar. Në korrelacion me ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, parashikohet që kontratat kolektive të jenë të vlefshme vetëm për dy vjet, në vend të vlefshmërisë së tyre deri në nënshkrimin e kontratave të reja.