GazetaMax
Lajme

Kërkohet formimi i një agjencie të pavarur për luftimin e krimit dhe korrupsionit

Shkup, 30 janar – Lidhja Demokratike propozon që të formohet një agjenci e re e pavarur e cila do të zbulonte vepra të rënda penale nga krimi i organizuar, i cili do të zbulonte pasuritë e fituara në mënyrë kriminale të politikanëve, ndërsa do të propozojë dhe konfiskimin e pasurisë dhe ndalesës për veprime politike, informon Zhurnal.

“Krimi po i dëshpëron institucionet dhe po e frenon zhvillimin demokratik të shtetit. Krimi u bë kategori me vlerë dhe jo një e keqe me të cilën duhet të përballemi. Krimi ka hyrë në të gjitha poret e jetës shoqërore. Populli nuk mund ët krijojë aq sa shteti mund të shkatërrojë dhe vjedhë”, thotë Pavle Trajanov nga LD.

Sipas tij, vlerësimet e përbashkëta janë se Maqedonia edhe më tej po kriminalizohet, dhe se mungon efikasitet dhe vullnet poliitk për luftë kundër krimit.

“Motori i krimit të organizuar është partizimi i shoqërisë, sepse partitë, përveç retorikës, nuk kanë ndërmend të ofrojnë asgjë konkrete në këtë fushë”, theksoi profesori nga Fakulteti Juridik në Shkup, Gordan Kalajxhiev. Siç theksoi ai, problem i madh në vend janë institucionet që zbulojnë krimin, sepse statistikat tregojnë një shkallë shumë të ulët të realizimit. Nga aty, çdo iniciativë që parasheh themelimin e një organi të pavarur për zbulimin e krimeve është e mirëseardhur, theksoi Kalajxhiev.

Slagjana Taseva nga Transparency International beson se deri më tani nuk janë treguar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. Problemi i politizimit të institucioneve ende ekziston. Ajo mendon se duhet kërkuar një zgjidhje e përshtatshme për sistemin për t’u përballur me korrupsionin e lartë. Sipas saj, pika e dobët janë gjykatat. Ajo thekson se tani është koha e duhur për të bërë një hap serioz përpara, përndryshe do të vazhdojmë të përballemi me dështimin. Është e qartë se rastet mbeten të pa proceduara, ndërsa autorët mbeten të pandëshkuar, thekson Taseva.

Vlladimir Georgiev nga Antikorrupsioni tha se lufta kundër korrupsionit duhet të forcohet, por pyetja është nëse për këtë duhet të formohet një organ i ri apo të forcohen institucionet ekzistuese.Ai thekson se ka mjaft dobësi përshkak së cilave asnjëherë nuk do të ketë mjaftueshëm organe dhe kapacitete për problemet e korrupsionit.

Sipas gazetarit Sashe Dimovski, për realizimin e këtij projekti do të nevojitet vullnet serioz politik. Nëse kjo sigurohet, drejtësia do të duhet ta ndjekë në hap, sepse pa reforma thelbësore në drejtësi dhe prokurori, mund të ndodhë që të ngecim një institucion tjetër në sistem.

Në përfundim të forumit, deputeti dhe kryetari i LD-së, Pavle Trajanov, ndër të tjera theksoi se në debatin në Kuvend do të jetë shumë e qartë se kush është për luftë reale kundër krimit, të cilën në radhë të parë e bën pushteti. Ne e filluam këtë “luftë”, bashkohuni nëse dëshironi të keni një vend ku do të sundojnë ligjet dhe të rinjtë do të krijojnë këtu në Maqedoni, tha ai./Zhurnal.mk

Related posts

Nevzat Bejta për bashkëpartiakun: Artan Grubi është teneqe, s’matet me karat

Gazetamax.mk

Zjarrfikësit e Tetovës me 660 ndërhyrje në vitin 2022

Gazetamax.mk

Termeti shkund Nishin, dridhjet ndjehen edhe tek ne

Gazetamax.mk