GazetaMax
Lajme

Gërkovska: Përparimi ekonomik dhe reformat në vend janë çelësi për mbrojtjen nga ndikimet e dëmshme të jashtme

Shkup, 31 janar – Agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës na dëshmoi se paqja nuk mund dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë dhe se rendi ndërkombëtar, pavarësisht se ai bazohet në rregulla të pranuara përgjithësisht, përballet me sfida serioze. Ngjarjet e vitit të kaluar janë përkujtues dhe paralajmërim se jo të gjithë synojnë paqen, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, në fjalimin e sotëm në forumin e sigurisë të mbajtur në Uashington, SHBA, me temën. “Si të parandalohet agresioni rus kundër Ukrainës dhe ndikimi i dëmshëm i Kinës në Evropë”, organizuar nga kongresmenët Robert Aderholt dhe Pit Seshns.

Ajo theksoi se bota aktualisht po përballet me krizën më të madhe të sigurisë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, ndërsa deri më tani ka kaluar një vit nga fillimi i kësaj krize.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska, qëndron në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë, informoi se Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor, janë të ekspozuara ndaj ndikimit të shtuar rus, agjenda e të cilit është krejtësisht e kundërt me atë të vendeve të Evropës Perëndimore.

“Maqedonia e Veriut është një shembull i shkëlqyer për vendet e rajonit se edhe objektivat vështirë për t’u arritur, si anëtarësimi në NATO, por edhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian janë të mundura. Kjo kërkon këmbëngulje dhe përpjekje për qëllimet e duhura, por edhe përkushtim ndaj reformave, të cilat para së gjithash janë të nevojshme për qytetarët brenda vendit”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Siç theksoi, për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjitha vendet e rajonit, është më e rëndësishme të punohet në vazhdimësi për progresin dhe zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë, sepse kështu ata do të përballen në mënyrë efektive me ndikime të ndryshme të dëmshme politike.

“Zëvendëskryeministrja Gërkovska tha se duhet të shmangen standardet e dyfishta dhe se vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së duhet të jenë shembull i respektimit të vlerave demokratike për të gjitha vendet e rajonit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur për vendet e rajonit të fokusohen tek e ardhmja, sepse është garanci e progresit dhe prosperitetit të të gjithë rajonit”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Related posts

EDITORIAL / Heqja e vetos në funksionimin e BE-së do të lejojë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor!

Gazetamax.mk

Anketa/ Një e treta e qytetarëve mendojnë të largohen nga Maqedonia

Gazetamax.mk

Angellovska Bezhoska – Ruhe: BP është ende një nga shtyllat mbështetëse të stabilitetit financiar dhe makroekonomik

Gazetamax.mk