GazetaMax
Lajme

Qeveria e pranoi tekstin e Programit të reformave ekonomike 2023-2025

Shkup, 1 shkurt – Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Programin e reformave ekonomike 2023-2025 dhe e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Programit.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, edhe ky dokument, sipas informacioneve të Ministrisë së Financave, është përgatitur në përputhje me udhëzimet e dhëna nga KE, ku përveç kornizës afatmesme makroekonomike dhe fiskale, janë përfshirë edhe 19 reforma kyçe strukturore sektoriale për të rritur konkurrueshmërinë dhe rritjen e ekonomisë.

Në Programin, si sfida kryeosre për konkurrencën dhe rritjen janë identifikuar forcimi i kapitalit njerëzor për zhvillim gjithëpërfshirës, ​​inkurajimi i tranzicionit të gjelbër, përmirësimi i konkurrencës së ndërmarrjeve vendase, integrimi i tyre në zinxhirët e vlerës globale dhe formalizimi i ekonomisë. 

Related posts

Tensione në Theth, banorët nuk lejojnë policinë e IKMT të hyjnë në fshat

Gazeta Max

Gazetari Nevrij Ademi shpalos lajmin e madh bëhet pjesë e medias më të re në vend SYRI.MK

Gazeta Max

Maqedonia e Veriut është e përgatitur që ta formojë Qendrën e trajnimit për zgjedhjet

Gazeta Max