GazetaMax
Lajme

Sali jep lajmin e shumëpritur: Rrisim rrogat në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tregoi ekskluzivisht sonte në TV21 se së shpejti do të merret vendimi për rritjen e rrogave në shëndetësi për disa grupe punonjësish. Ai tha se javën e ardhshme do të dalë me informata konkrete, por theksoi se rritja e rrogës do të hyjë në fuqi që me rrogën e muajit shkurt.

“I përmirësojmë rrogat në shëndetësi për shumë grupe të cilat janë në marrëveshjen kolektive në shëndetësi. Kjo do të bëhet me ndryshimin e vlerës së koeficientit”, theksoi ministri Sali.

Ai tha se për grupe të ndryshme ka rritje të ndryshme, duke filluar nga 3000 denarë bruto. Gjithashtu, varësisht nga rritja e pagës minimale, ai paralajmëroi se do të ketë tjetër rritje të pagave pas disa muajsh, përveç rritjes që e paralajmëroi për këtë muaj.

Related posts

Në Kodër të Diellit minus shtatë, në Gjevgjeli gjashtë gradë

Gazetamax.mk

Bytyqi: Çmimet e ushqimeve kanë arritur maksimumin, stabilizim pritet në gjysmën e dytë të vitit

Gazetamax.mk

Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gazetamax.mk