GazetaMax
Lajme

Nën kryesimin e Osmanit, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit

Përmes deklaratës së përbashkët të përfaqësuesve personalë të Kryesuesit, Bujar Osmani, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit në disa vende, së fundmi.

Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar në faqen e OSBE-së, përfaqësuesit personalë të Osmanit për tolerancë dhe mosdiskriminim – Rabin Endrju Bejker, Dr. Regina Polak dhe Dr. Ismail Haki Musa – i cilësuan këto ngjarje si një akt urrejtjeje ndaj myslimanëve, por edhe fyerje për të gjithë ata që besojnë në tolerancë, pluralizëm dhe respekt të diversitetit.

Ata, si përfaqësues personalë të Kryesuesit paralajmëruan se dukuri dhe akte të këtilla urrejtjeje nxisin armiqësi ndaj myslimanëve dhe mund të çojnë në dhunë e madje në tensione dhe konflikte edhe më të mëdha, dhe ua kujtuan vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së se diversiteti kulturor dhe fetar duhet të mbrohet dhe promovohet, duke pasur parasysh se siguria kolektive varet drejtpërdrejt nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

https://www.osce.org/chairpersonship/536758

Related posts

Nesër përurohet libri “Tmerri ka emër” i Asllan Selimit

Gazetamax.mk

Shtyhet Matura shtetërore

Gazetamax.mk

Shefi i agjencisë kufitare të BE-së Frontex dorëhiqet pas kritikave për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve

Gazetamax.mk