GazetaMax
Lajme

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Shkup, 7 shkurt – Marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë janë miqësore me dialog intensiv politik të nivelit të lartë, vlerësuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jan Lipavski, i cili po qëndron për vizitë në vend.

Lidhur me aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç informon Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme çeke në politikën e zgjerimit dhe në këtë kontekst janë shkëmbyer mendime për rrjedhën e skriningut dypalësh me BE-në.

Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku presidenti Pendarovski theksoi se stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, mbështeten në perspektivën evropiane dhe në atë drejtim theksoi në nevojën që BE të ruajë fokusin e saj në rajon.

Presidenti Pendarovski dhe ministri Lipavski biseduan edhe për gjendjen në Ukrainë, përgjigjen e partneritetit të NATO-s, si dhe për aktivitetet e presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në këtë kontekst.

Related posts

Spasovski: Deri tani janë dhënë 18.223 dokumente udhëtimi, vetëm në Vjenë 884

Gazeta Max

Morgjet në Bjellorusi janë mbushur me ushtarë rus

Gazeta Max

Dakor Kostovski nis fushatën në Butel

Gazeta Max