GazetaMax
Lajme

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Shkup, 7 shkurt – Marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë janë miqësore me dialog intensiv politik të nivelit të lartë, vlerësuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jan Lipavski, i cili po qëndron për vizitë në vend.

Lidhur me aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç informon Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme çeke në politikën e zgjerimit dhe në këtë kontekst janë shkëmbyer mendime për rrjedhën e skriningut dypalësh me BE-në.

Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku presidenti Pendarovski theksoi se stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, mbështeten në perspektivën evropiane dhe në atë drejtim theksoi në nevojën që BE të ruajë fokusin e saj në rajon.

Presidenti Pendarovski dhe ministri Lipavski biseduan edhe për gjendjen në Ukrainë, përgjigjen e partneritetit të NATO-s, si dhe për aktivitetet e presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në këtë kontekst.

Related posts

Zuhejr Rexhepi, drejtori i ri i “Ndërmarjes për parqe dhe gjelbërim”, kuadër që të bën krenar në Shkup

Gazetamax.mk

Ruskovska: Më kërcënuan që të kem kujdes, përndryshe do të përfundoj si Katica Janeva

Gazetamax.mk

Jamie Shea: NATO-ja ishte e qartë me serbët, më 24 mars veprojmë

Gazetamax.mk