GazetaMax
Lajme

Qytetarët e lagjes Autokomandë sërish në protestë, janë të pakënaqur nga furnizuesi i ri me energji ngrohëse

Shkup, 7 shkurt – Qytetarë të lagjes Autokomandë sot sërish dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësi nga mënyra e re e furnizimit me energji ngrohëse. Janë të pakënaqur sepse nuk janë njoftuar me kohë për ndryshimet e marrëveshjeve, as ndërkaq nuk është dhënë zgjidhja për të vendosur nëse dëshirojnë të ngrohen nën kushtet e reja.

Banorët e Autokomandës thonë se nuk kanë ngrohje pas orës 22:00, ndërsa jo rrallë ngrohja në vend se prej orës 6:00, u lëshohet në orën 7:00 të mëngjesit.

Автокоманда протест топлинска енергија

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski i cili plotësisht i mbështeti kërkesat e banorëve.

Автокоманда протест топлинска енергија

Shtoi se edhe pse nuk ka ingerenca drejtpërdrejtë të vendosë për ngrohjen, do të vazhdojë t’i mbështesë.

kjo është hera e tretë që qytetarët dalin në protestë për shkak të pakënaqësisë nga furnizuesi i ri me energji ngrohëse.

SHA EMV paraprakisht kumtoi se po kren ndryshime në sistemin e ngrohjes me qëllim të standardizimit dhe barazimit të ngrohjes, përkatësisht kusht të njejta për të gjithë 62.000 konsumatorët.

Shkaku për vendosjen e ndryshimeve, thonë nga kompania, është që EMV Energjetika do t’i vendosë jashtë përdorimit kazanët e vjetër të ngrohjes të cilët nik kanë mundësi teknike për shuarje ditore dhe prandaj ngrohja ishte bërë 24 orë me konsum enorm të gazit.

Related posts

Rrëzohet në Norvegji avioni ushtarak amerikan

Gazetamax.mk

Qeveria në seancë do ta shqyrtojë Raportin për shkallën e realizimit të Programit të saj për punë

Gazetamax.mk

Grubi takon konzorciumin Bechtel-Enka: Ndërtimi i Korridorit 8 nis këtë pranverë

Gazetamax.mk