Është koha që Republika e Bullgarisë të thyejë ciklin e marrëdhënieve negative që nuk është në interesin e tyre, por as të Maqedonisë së Veriut. Këto janë porositë e dërguara së fundmi nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Kryeministri Kovalevski vlerëson se nuk duhet të ketë vend për provokime, duke kujtuar se edhe Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, kanë reaguar duke dënuar sjelljen e papërshtatshme.
Ai konsideron se provokimet vijnë nga njerëz të partive politike, të cilët nuk duan ta shohin këtë rajon si pjesë të BE-së dhe në këtë drejtim thotë se nuk duhet të ketë komente të tjera sepse Bullgaria tashmë ka hyrë në fushatë zgjedhore. Me të përfunduar zgjedhjet, sipas tij, do të mund të vendoset dialog i mëtejshëm për projektet dypalëshe dhe shumëpalëshe me qeverinë që do të kenë pas zgjedhjeve që do të mbahen në javën e parë të pranverës.
Duke folur për tensionet me Bullgarinë, ministri Osmani theksoi se në vitet e fundit dy vendet kanë krijuar një kornizë përmes së cilës duhet të kanalizohen dallimet, por fatkeqësisht, sipas tij, komunikimi është përkeqësuar për shkak të cikleve të shpeshta zgjedhore në Bullgari. Por, Osmani thotë se pyetja është nëse ne do t’i nënshtrohemi provokimeve të tilla apo jo.
Sipas tij, në këto vite vendi ka treguar mençuri dhe pjekuri për të mos iu nënshtruar provokatorëve të tillë, të cilët, siç tha ai, pjesërisht diktohen nga agjendat zgjedhore, pjesërisht nga ndonjë dorë e padukshme që shpesh përpiqet të ketë ndikim të përhershme në këtë rajon. Prandaj, mesazhi i tij për Republikën e Bullgarisë është se është koha për t’i dhënë fund atij cikli të marrëdhënieve negative, i cili nuk është në interes të asnjërit shtet.
Shefi i diplomacisë çeke, Jan Lipavski, në konferencën e përbashkët për media me Osmanin, tha se çështjet e hapura ndërmjet Shkupit dhe Sofjes duhet të tejkalohen me dialog dhe me ulje të tensioneve.
“Situata sigurisht nuk është e lehtë, por duhet menaxhuar në një mënyrë që do të ulte tensionet dhe dialogu do të zhvillohet në drejtim pozitiv. Rruga drejt integrimit evropian tashmë ka filluar, situata duhet të qetësohet dhe puna duhet të vazhdojë. Është një çështje që duhet ta zgjidhin të dy vendet”, tha Lipavski./Indeks.mk/