GazetaMax
Lajme

Cilat janë top 5 përfitimet nga Dialogu strategjik me SHBA?

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani në rrjete sociale ka numëruar top 5 përfitimet nga Dialogu Strategjik me SHBA.

“Mbështetja për luftën ndaj korrupsionit dhe reformat në gjyqësi; Modernizimi i ushtrisë dhe trajnime; Mbështetja për pavarësi energjetike; Linjë direkte ajrore Shkup- Nju Jork; Harmonizim të rregulloreve për heqjen e vizave”.

Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka pranuar tekstin e Planit të Veprimit në kuadër të Dialogut strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut me SHBA-të.

Dialogu Strategjik mes dy vendeve është zhvilluar në Departamentin e Shtetit dhe u drejtua nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Dr. Karen Donfried dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Mendoj se (Dialogu Strategjik) do të shërbejë për ta thelluar bashkëpunimin, koordinimin, bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, pati deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas takimit me kryediplomatin Osmani.

Related posts

“Rusia ende synon të pushtojë Kievin”

Gazeta Max

Liria e të shprehurit dhe siguria e gazetarëve para Gjykatës në Strasburg – publikim i ri i SHGM

Gazeta Max

Forumi Maqedoni e Veriut- Gjermani: “Ekonomia evropiane nën stres pas pushtimit rus në Ukrainë”

Gazeta Max