GazetaMax
Sport

Ndërroi jetë trajneri legjendar Çiro Bllazheviq

Ka ndërruar jetë trajneri legjendar Miroslav Çiro Bllazheviq. Çiro kishte kohë që po luftonte me kancerin e prostatës dhe fatkeqësisht e ka humbur atë betejë.
Ai do duhej të festonte nesër 88-vjetorin e lindjes, por që nuk ia doli ta fitonte luftën e tij të fundit.
Miroslav Bllazheviq ka lindur më 9 shkurt 1935 në Dolac na Lasvi. Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.
Në sezonin e parë të ligës jugosllave, Dinamo fitoi vendin e pestë me Çiron, i cili në atë kohë nuk ishte i kënaqur, por paralajmëroi kulmin e ardhshëm sportiv që ndodhi në vitin 1982, kur Dinamo, pas më shumë se njëzet vitesh pritje, fitoi titullin kampion të Jugosllavisë.
Në vitin 1983, Dinamo fitoi Kupën e Marshal Titos nën komandën e Çiros dhe vitin e ardhshëm, duke shkuar në Zvicër, fitoi kampionatin zviceran me klubin e futbollit Grasshopper.
Pas kthimit nga Franca, ai fitoi kampionatin kroat me Dinamon në vitin 1993 dhe tashmë në vitin 1994, Kupën e Kroacisë.
Pasi fitoi vendin e tretë në vitin 1998 në Kampionatin Botëror në Francë, Çiro u quajt trajneri më i mirë në botë.
Në vitin 2003 me Dinamon fitoi kampionatin kroat.

Related posts

Milani ruan interesin për mbrojtësin 24-vjeçar të Verona, pavarësisht rinovimit

Gazetamax.mk

United arrin marrëveshje personale me Dubravkan

Gazetamax.mk

Agjentët e Bakayokos arrijnë në Milano, çka po ndodh me të ardhmen e lojtarit?

Gazetamax.mk