GazetaMax
Sport

Vëllai i Messit: Barca u bë e njohur nëpër botë për shkak të Leos, më përpara njihej vetëm Reali

Vëllai i Lionel Messit pohon se superylli i futbollit nuk do të kthehet te Barcelona nëse Joan Laporta mbetet president.
Argjentinasi kaloi dy dekada te Blaugranët duke nisur nga Akademia e të rinjve në vitin 2000 për të përfunduar me një largim në verën e vitit 2021 pas një kaosi financiar që e detyroi atë të largohej me parametrat zero drejt Paris Saint-Germainit.
Barca vazhdoi të kishte probleme financiare, ndërkohë që Laporta, i cili u rikthye në postin e presidentit, nuk kishte arritur ta binde 35-vjeçari të qëndronte në Camp Nou.
Messi është lidhur vazhdimisht me një rikthim në La Liga, për më shumë në fund të sezonit atij i skadon kontrata me PSG-në dhe akoma nuk ka marrëveshje për rinovim.

(Foto: Getty)
Duke folur në kanalin e djalit të tij në Twitch, Matias Messi ka thënë: “E kamë një pjesë të shkëputur të Sport, ku thuhet: ‘Messi duhet të rikthehet te Barcelona’ dhe nën të e kam vendosur: ‘Hahaha’. Nuk do të kthehemi te Barcelona dhe nëse kthehemi, do të bëjmë një spastrim, duke hequr, në mes të tjerëve, Joan Laportan, i cili është jo falënderues për gjithë atë që ka bërë Messi për Barcelonën”.
“Njerëzit (në Barcelonë) nuk e kanë mbështetur atë. Njerëzit është dashur të dalin jashtë të protestojnë apo diçka, ta largonin Laportan dhe Messi të qëndronte. Katalunasit janë tradhtarë”.
Tutje, vëllai i Messit ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme duke thënë se Barca është bërë e njohur globalisht për shkak të kontributit të argjentinasit në klubin, të cilit – mes tjerash – i ndihmoi t’i fitonte 10 tituj të La Ligas dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.
“Barcelona filloi të njihej globalisht për shkak të Messit, më përpara njerëzit e njihnin vetëm Madridin”, ka deklaruar Matias. 

Related posts

Milan bën ofertë zyrtare për mesfushorin që po bën namin në Francë

Gazetamax.mk

Renditja në Superligën e Kosovës në basketboll pas xhiros së tetë

Gazetamax.mk

Pogba dhe Mbappe nga sezoni ia ardhshëm mund të luajnë se bashku

Gazetamax.mk