GazetaMax
Sport

Lojtarët me statistikat më të mira deri më tani në turneun e CS:GO – IEM Katowice

Turneu IEM Katowice ka arritur në fazën e Play-Off ku kanë mbetur vetëm gjashtë skuadra në garë për çmimin e madh prej 500.000 dollarësh.
Pas shumë ndeshjeve interesante, IEM Katowice tashmë ka arritur fazën e Play-Off, ku skuadra si Heroic, G2, Na’Vi, Liquid, Vitality dhe Outsiders do të jenë në garë për çmimin e vendit të parë.
Nuk kanë munguar as paraqitjet fenomenale nga lojtarët e skuadrave, por kësaj radhe nuk kemi mundur të shohim duke udhëhequr lojtarin më të mirë të vitit 2022, Oleksandr ‘s1mple’ Kostyliev.
Në listën e lojtarëve me statistikat më të mira deri më tani në IEM Katowice nuk bënë pjesë s1mple, i cili së bashku me skuadrën e tij ka siguruar çerekfinalen.

Lojtari i dytë më i mirë në botë ZywOo po vazhdon të jetë në formë të mirë edhe gjatë këtij viti, duke u renditur i dyti me statistika në IEM Katowice.
Befasia e këtij turneu është talenti i ekipit Heroic, Jakob ‘jabbi’ Nygaard i cili është lojtari me statistikat më të mira në turne deri më tani.
Më poshtë i gjeni tetë lojtarët me statistikat më të mira në IEM Katowice:
1.jabbi, vlerësimi nga HLTV 1.39.2.ZywOo, vlerësimi nga HLTV 1.34.3.jks, vlerësimi nga HLTV 1.30.4.Jame, vlerësimi nga HLTV  1.28.5.sjuush, vlerësimi nga HLTV 1.25.6.NiKo, vlerësimi nga HLTV 1.23.7.w0nderful, vlerësimi nga HLTV 1.21.8.m0nesy, vlerësimi nga HLTV 1.21.

Related posts

Frikë te Argjentina

Gazetamax.mk

Edhe një largim nga Fc Shkupi, dorëhiqet drejtori sportiv Omer Bunjaku

Gazetamax.mk

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

Gazetamax.mk