Nën përkujdesje të Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe organizim të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Shqipe, sot më 17 shkurt, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Teatrin Shqiptar të Shkupit me fillim nga ora 14:00 do të mbahet manifestimi Dita e Plisit.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerët e lartë të të gjitha institucioneve nga vendi po edhe nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Kjo ngjarje sjell premierën absolute të “Valles së Bareshës”! Për të gjithë spektatorët rikthehet edhe “Vallja e Shotës” në versionin e saj origjinal.
Kësaj ngjarje ia shton ekskluzivitetin pjesëmarrja e mysafirëve specialë, të Ansamblit unik folklorik “Drenica”.
Kjo ngjarje që gërsheton të kaluarën dhe të sotmen, mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës!
https://www.facebook.com/watch/100064521287572/